Osmani e Kurti u takuan dje, takimi s’prodhoi rezultat

Aktuale

Osmani e Kurti u takuan dje, takimi s’prodhoi rezultat

Më: 3 mars 2026 Në ora: 10:42
Albin Kurti- Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar dje në Presidencë, ka mësuar media.

Siç merret vesh, ky takim s’ka prodhuar ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.

Osmani ka shprehur ambiciet e saj për të qëndruar edhe një mandat në krye të shtetit, por ende s’dihet nëse do ta sigurojë mbështetjen e nevojshme nga deputetët e Parlamentit.

Kurti për këtë çështje sot ka takuar sërish kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit tha se LDK-ja nuk pranon emra që do të funksionin si “zgjatim i qeverisë”, duke shtuar se nuk kanë “qëndrim refuzues ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat