Melihate Tërmkolli: Pse LDK, nuk po ia vë Albin Kurtit mbi tavolinë propozimin për Vjosa Osmanin- Presidente?

Aktuale

Melihate Tërmkolli: Pse LDK, nuk po ia vë Albin Kurtit mbi tavolinë propozimin për Vjosa Osmanin- Presidente?

Nga: A.SH Më: 3 mars 2026 Në ora: 16:47
Melihate Tërmkolli

Melihate Tërmkolli me një postim të saj në Facebook, pyet pse LDK nuk i ofron Albin Kurtit propozimin për Vjosa Osmanin si Presidente e Kosovës.

Sipas saj, Vjosa ka dhënë një imazh të mirë për vendin dhe ka mbështetjen e LDK-së nga hera e kaluar.

Tërmkolli kritikon Kurtin për “mashtrime dhe makinacione hipokrite” dhe thekson se Kosova ka shumë personalitete që mund të ushtrojnë këtë funksion në mënyrë të shkëlqyer.

Postimi i plotë:

Nuk di pse LDK, në situatën në të cilën është Kosova, nuk po ia vë Albin Kurtit mbi tavolinë propozimin për Vjosa Osmanin- Presidente e Kosovës?!

E para, sepse Vjosa e ka prezentu dhe i ka dhënë vendit një imazh mjaft të mirë në botë.

E dyta, sepse LDK e ka votu edhe herën e kaluar (ka qëndru në seancë)!

E treta, sepse Albinit i sosen mashtrimet e makinacionet hipokrite për vota.

Ky as me 51% të votave nuk po arrinë të përmbyllë formimin e institucioneve e nuk do të mundet as me 80%, sepse ka qëllime tjera.

Sa për “unitet”, mjafton që Albini ta ndalë politikën përçarëse ndër shqiptare e politikën anti- perëndimore, anti- SHBA në radhë të parë!

Përndryshe, Kosova ka dhjetëra personalitete që mund ta ushtrojnë shkëlqyeshëm funksionin e Presidentit/es!

P.s. Mos më thoni se e kam kritikuar e kam qenë shumë herë kundër veprimeve të Vjosës! Të gjitha qëndrojnë! Politika nuk është statike e politikanët e mirëfilltë dalin edhe mbi veten kur e kërkon interesi i vendit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat