Lushaku-Sadriu thotë se nuk është thirrur as Kryesia e Kuvendit as seanca për presidentin

Aktuale

Lushaku-Sadriu thotë se nuk është thirrur as Kryesia e Kuvendit as seanca për presidentin

Më: 4 mars 2026 Në ora: 14:46
Jehona Lushaku-Sadriu

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se përgjegjësia për të prezantuar një emër për president i takon LVV-së.

Në një prononcim të shkurtër për media, Lushaku-Sadriu u shpreh se as nuk kanë ndonjë kandidat që është prezantuar, e as nuk është thirrur as Kryesia e Kuvendit, as seanca.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë që të marrim pjesë, edhe në dialog, edhe në procesin e zgjedhjes – ashtu siç e kemi obligim dhe i takon secilës parti parlamentare në një shtet demokratik.

E kemi shfaqur gatishmërinë tonë, por varet nga partia më e madhe” deklaroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat