Hamza: Familja Jashari u bë simboli i kombit tonë dhe sakrifica e tyre u kthye në liri

Aktuale

Hamza: Familja Jashari u bë simboli i kombit tonë dhe sakrifica e tyre u kthye në liri

Më: 5 mars 2026 Në ora: 10:29
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka thënë se familja e kryekomandantit Adem Jashari u bë simbol i kombit shqiptar dhe sakrifica e tyre u kthye në liri.

“Historia jonë ka shumë kapituj. Por është një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e saj: tri ditët e marsit të vitit 1998 në Prekaz.  Familja Jashari u bë simboli i kombit tonë dhe sakrifica e tyre u kthye në liri.

Ata nuk u dorëzuan. Ata nuk u larguan. Ata qëndruan dhe sakrifikuan gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në Prekaz u mbrojt dinjiteti i popullit tonë.

Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë tonë!”, shkroi Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat