Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

Aktuale

Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

Më: 6 mars 2026 Në ora: 10:19
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri homazhe sot në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj, bashkëluftëtarët e rënë dhe se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit.

“Në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë.

Familja heroike Jashari, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit. Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si një rast unik i flijimit për lirinë e atdheut. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, shkroi i pari i AAK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat