Osmani thirri zgjedhjet e reja, Kurti: Nuk e pranoj dekretin, pa folur Kushtetuesja

Aktuale

Osmani thirri zgjedhjet e reja, Kurti: Nuk e pranoj dekretin, pa folur Kushtetuesja

Më: 6 mars 2026 Në ora: 14:57 Përditësuar në ora: 16:43 më 06.03.2026
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kurti tregon se pse e propozuan Konjufcën për president

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse kjo parti propozoi Glauk Konufcën për president të vendit.

“Ne kemi dashur që t’u japim shans të tjerëve, por në të njëjtën kohë nuk kemi dashur të hyjmë në 24-orëshin e fundit pa pasur asnjë emër. Se nuk është mirë për shtetin e Kosovës”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

“Nuk e nxorëm menjëherë [emrin]. Diskutuam gjerë e gjatë me kryesinë dhe e nxorëm e 30 orë para skadimit të afati”.

“Kundërkandidaten e tij, Fatmire Mulhaxha – KollJakun, e nxorëm më pak se 30 orë para skadimit të afatit sepse nuk dëshironim t’ua impononim dikujt tjetër emra”.

“Kur u pa që është e pamundur të marrim emër qoftë prej kryetarit Bedri Hamza, qoftë prej kryetarit Lumir Abdixhiku, atëherë e kemi nxjerrë emrin”.

Kurti: Hamza kërkoi që PDK të propozojë dy kandidatë për president, unë ofrova Andin Hotin si kandidat unik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media për situatën e fundit politike në vend dhe diskutimet që janë zhvilluar me opozitën rreth çështjes së presidentit.

Kurti tha se gjatë takimeve me liderët opozitarë nuk i është propozuar asnjë emër konkret për një kandidat të mundshëm.

“S’ma kanë thënë asnjëherë asnjë emër nga liderët e opozitës. Si të ecim përpara kur nuk ma thonë asnjë emër”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, në fillim ishte diskutuar mundësia që presidenti të ishte një figurë konsensuale, madje ishte përmendur edhe familja Jashari.

“Pikënisja ishte një president konsensual. Natyrisht familja Jashari, natyrisht Murat Jashari. Jam i bindur që nga familja Jashari do të zgjidhej me numra treshifrorë në Parlamentin e Kosovës. Por nuk arritëm deri në atë pikë”, u shpreh ai.

Kurti tregoi se në një moment, kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar që dy nga kandidatët për president të propozohen nga PDK-ja dhe njëkohësisht të arrihet një marrëveshje politike.

“Bedri Hamza më tha se ata kërkojnë që dy kandidatët për president të jenë të propozuar nga PDK-ja dhe njëkohësisht të bëhet marrëveshje politike. Unë ia kam shpjeguar me dashamirësi që një gjë e tillë është e pamundur”, tha Kurti.

Ai theksoi se nuk mund të ketë marrëveshje politike pa u ditur paraprakisht emri i kandidatit për president dhe se një propozim i tillë nuk është i mundur brenda strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk është e mundshme që në kryesinë e LVV-së kryetari të propozojë kandidatin e PDK-së”, deklaroi ai.

Kurti shtoi se nga ana e tij ka propozuar Andin Hoti si kandidat unik për president, duke theksuar se ai është djali i veprimtarit të njohur Ukshin Hoti.

“S’e pranuan, por nuk deshën as të flasin për emra të tjerë. U thashë: ma thuani një emër tjetër, por nuk ma thanë. Më vjen keq, por kështu nuk është e mundur të ecet përpara”, tha Kurti. 

Kurti i bindur nëse ka zgjedhje: Unë i marr 80 deputetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konferencën për media, të thirrur pas zhvillimeve të fundit në vend.

Kurti tha se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja, për të cilat si me çudi u shpreh se po ka zell.

Madje, i bindur, kreu i VV-së tha se nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, kjo parti fiton 80 ulëse në Kuvend.

“Unë më herët kam parë gatishmëri për zgjedhje, por jo zell, tash po shoh edhe zell, për zgjedhje të reja, që do të na marrin kohë më shumë, do të jenë zgjedhje, por nuk e shoh si do të jenë zgjidhje. Nuk mund të presim të fillojmë zgjedhjet e reja, në fushata të përsëritura, që tash duhet të themi që unë i marr 80 deputetë së paku”.

Alarmon Kurti: Sot u pamundësua seanca e Kuvendit, Kosova humbi mundësinë për 121 milionë euro

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sot është pamundësuar mbajtja e seancës së Kuvendit, në të cilën pritej të votoheshin disa marrëveshje financiare nga të cilat Kosova do të përfitonte rreth 121 milionë euro.

Sipas Kurtit, seanca ishte planifikuar të mbahej në orën 14:00, por ajo nuk u realizua.

“Le të presim me qetësi dhe durim, ndërkohë që qeverisim mbarë e mirë si gjithmonë. Por ajo që na është pamundësuar është që sot të kemi një seancë në ora 14:00”, ka deklaruar ai.

Kurti bëri të ditur se në këtë seancë pritej të votoheshin disa marrëveshje financiare ndërkombëtare, përkatësisht:

Marrëveshje me European Bank for Reconstruction and Development (BERZH) në vlerë prej 50 milionë euro;

Një tjetër marrëveshje me European Bank for Reconstruction and Development në vlerë prej 25 milionë euro;

Marrëveshje me European Investment Bank në vlerë prej 33 milionë euro;

Marrëveshje me Saudi Fund for Development në vlerë prej 13 milionë euro.

Sipas tij, në total bëhet fjalë për 121 milionë euro që do të përfitonte Kosovo nëse këto marrëveshje do të miratoheshin në Kuvend.

Osmani thirri zgjedhjet e reja, Kurti: Nuk e pranoj dekretin, pa folur Kushtetuesja

Kryetari i Vetëvendosjes dhe njwkohwsisht Kryeministri, Albin Kurti ka dalë në një konferencë për media këtë të premte lidhur me ngërçin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosoësv.  

Ai tha se nuk e pranon dekretin e Presidentes Osmani, duke thënë se e pret Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese” – tha ai

Fillon konferenca

Ka filluar konferenca për media e kryeministrit të Kosovo, Albin Kurti.

Konferenca ka nisur në ora 16:00, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka.

 

Kurti mban konferencë për media

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të mbajë sot një konferencë për media.

Konferenca pritet të të fillojë nga ora 16:00.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Arlind Manxhuka.

Ndryshe kryeministri Kurti nuk mori pjesë sot në takimin e thirrur nga prsidentja Vjosa Osmani, ku është diskutuar për daten e zgjedhjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat