​Kurti i përgjigjet deklaratës së Osmanit "këtu e sollën vendin njerëz me qëllime të rrezikshme”

Aktuale

​Kurti i përgjigjet deklaratës së Osmanit "këtu e sollën vendin njerëz me qëllime të rrezikshme”

Më: 6 mars 2026 Në ora: 17:10
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e presidentes, Vjosa Osmani, e cila mëngjesin e sotëm tha se "këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”.

"Zonja Osmani nuk ka përmendur emra, nuk e di pse ju shkon mendja tek unë...Të pa përgjegjshëm mbrëmë kanë qenë ata që munguan", tha ai.

Kryeministri, Albin Kurti, foli edhe për kandidimin e Glauk Konjufcës për president.

Tha se ka dashur që t’u japë shans të tjerëve për propozime për president, por që nuk kanë ofruar emra. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat