KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet institucionale

Aktuale

KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet institucionale

Më: 6 mars 2026 Në ora: 17:36
KDI

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit institucionale në vend, duke theksuar nevojën për qartësim urgjent nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me situatën aktuale politike dhe kushtetuese.

KDI ka shprehur keqardhje që përfaqësuesit politikë në Kuvendi i Kosovës nuk arritën të gjejnë zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, duke paralajmëruar se mungesa e marrëveshjes mund ta shtyjë vendin drejt paqartësive kushtetuese me pasoja institucionale.

Në komunikatën për media, KDI i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të trajtojë me prioritet situatën dhe të ofrojë interpretim të qartë kushtetues para zhvillimit të proceseve zgjedhore, me qëllim shmangien e pasigurisë juridike dhe politike.

Organizatata gjithashtu u ka bërë thirrje akterëve politikë që të veprojnë me përgjegjësi dhe të shmangin veprimet që mund të rrisin tensionet politike në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat