Konjufca priti Ambasadorin jorezident të Irlandës

Aktuale

Konjufca priti Ambasadorin jorezident të Irlandës

Më: 10 mars 2026 Në ora: 18:09
Ragnar Almqvist dhe Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim miqësor me Ambasadorin jorezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, Sh. T. Ragnar Almqvist.

Në takim, Ambasadori Almqvist e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin dhe shprehu mbështetjen e vendit të tij për aspiratat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, veçanërisht për avancimin e saj në Bashkimin Evropian dhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ai theksoi gjithashtu se gjatë presidencës së ardhshme në Bashkimin Evropian, vendi i tij do të mbështesë përparimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Bashkëbisedimi u përqendrua edhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat