Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

Aktuale

Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

Më: 12 mars 2026 Në ora: 15:04
Jürg Sprecher dhe Albulena Haxhiu

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Njoftimi:

Gjatë bashkëbisedimit ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat