Kandidati për kryesues të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Milot Krasniqi tha se synimi i tij është të avancojë sistemin prokurorial përmes një qasjeje të baraspeshimit dhe transparencës.
Krasniqi këtë e deklaroi gjatë paraqitjes së synimit dhe objektivave të tij nëse arrin të jetë në krye të KPK-së.
Krasniqi: Synimi im të avancoj tutje KPK
“Synimi im është që të kontribuoj në avancimin e mëtejmë të këtij institucioni përmes një qasjeje të baraspeshuar dhe transparente dhe të orientuar në forcimin e kapaciteteve institucionale të sistemit prokurorial... Vizioni im është për ndërtim gradual por të sigurt të një KPK-je që funksionin si një institucion i pavarur dhe profesional në vendimmarrje i përkushtuar në zhvillimin e tij të vazhdueshëm transaprent dhe i përgjegjshëm ndaj publikut llogaridhënës para kushtetutës dhe ligjit si dhe efikas në menaxhimin e politikave zhvillimore”, ka theksuar Krasniqi.
Krasniqi tha se gjatë mandatit të tij, nëse arrin të jetë kryesues të KPK-së do të angazhohet që vendimmarrja e Këshillit të mbështetet vetëm në Kushtetutë dhe ligj.
Ai u zotua se do të rrisë bashkëpunimin me të gjitha institucionet tjera të drejtësisë dhe jo vetëm.
Krasniqi: Do të bëj përpjekje të pareshtura që transparenca të ngritet
“Sistemi prokurorial të udhëhiqet nga disa parime themelore përfshirë por pa u kufizuar në pavarësinë institucionale sipas këtij parimi vendimmarrja e Këshillit duhet të mbështete vetëm në Kushtetutë dhe ligj duke ruajtur pavarësinë e sistemit prokurorial nga çdo ndikim i kujdo qoftë .Integriteti dhe profesionalizmi nën drejtimin tim do të promovohen standardet më të larta profesionale dhe etike në sistemin profesional si një nga parakushtet për forcimin e besimit në drejtësi për të cilin vendi ka nevojë më shumë se kurrë. Do të bëjë përpjekje të parreshtura që të ngritët transparenca e KPK dhe komunikimi më i hapur dhe i më i drejtpërdrejtë me publikun”, tha ai.
Pretendetni për kryesues të KPK, Milot Krasniqi tha se do të angazhohet për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave.
Krasniqi tha se prioritet kryesor është fuqizimi i rolit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Krasniqi: Prioritet i imi fuqizimi i rolit të KPK-së
“Prioritet kryesore të mandatit do të jenë fuqizimi i rolit të KPK-së një nga zotimet kyçe të përkushtimit tim do të jenë fuqizimi i rolit të KPK , forcimi i rolit të Këshillit në drejtimin dhe mbikëqyrjes strategjike të KPK-së përmirësimi i efikasitetit prokurorial ky synim do të jetësohet me planifikimin dhe zbatimin e masave konkrete që mbështeten në analiza të rregullta të performancës së prokurorive”, tha ai.