U vetëdorëzua / Policia jep detaje për të dyshuarin e vrasjes së sotme në Gjakovë

Aktuale

U vetëdorëzua / Policia jep detaje për të dyshuarin e vrasjes së sotme në Gjakovë

Më: 16 mars 2026 Në ora: 18:55
Viktima dhe dorasi

I dyshuari për vrasjen e sotme në Gjakovë është dorëzuar në polici.

Zëdhënsja e polocisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi ka thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po ndermerr të gjith hapat e nevojshem bazuar në procedurat policore.

“Pas ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku kishte ndodhur një konflikt si pasojë e të cilit një person mbeti i plagosur dhe një tjetër humbi jetën, i dyshuari para pak çastesh është dorëzuar në Polici në Gjakovë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po ndermerr të gjith hapat e nevojshem bazuar në procedurat policore”, ka thënë ajo për IndeksOnline.

Nexhdet Zymberaj dyshohet se privoi sot nga jeta Rasim Binakajn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat