Rasti Banjska, sot pritet që i akuzuari Dushan Maksimoviq të japë mbrojtjen e tij

Aktuale

Rasti Banjska, sot pritet që i akuzuari Dushan Maksimoviq të japë mbrojtjen e tij

Më: 18 mars 2026 Në ora: 09:51
Dushan Maksimoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të vazhdojë seanca për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit që kishte ndodhur në shtator të vitit 2023.

Në këtë sulm ka vdekur rreshterin policor, Afrim Bunjaku.

Në këtë seancë pritet që njëri nga të akuzuarit Dushan Maksimoviq të paraqes mbrojtjen e tij.

Përveç tij në sallën e gjyqit  janë edhe të arrestuarit të akuzuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat