Serbia lëshon parashutistët nga helikopteri, afër zonës kufitare me Kosovën - pamjet

Aktuale

Serbia lëshon parashutistët nga helikopteri, afër zonës kufitare me Kosovën - pamjet

Më: 18 mars 2026 Në ora: 10:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një distancë të afërt me pjesën kufitare me Kosovën, Serbia ka nisur sot një stërvitje ushtarake në afërsi të Karaqevës.

Stërvitjet ushtarake me helikopterë dhe parashutistë janë të parat e këtij lloji që Serbia i ka bërë në këtë zonë kufitare.

Banorët e brezit kufitar në Karaqevë kanë thënë se e kanë përcjell me shqetësim këtë zhvillim që nga orët e para të mëngjesit dhe sipas tyre ky është provokim.

Ende nuk ka ndonjë konfrimim zyrtar për stërvitjet ose reagim nga institucionet tona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat