“Arditën, Ilazit ia rekomandoi një shok i tij, fjalët ishin për martesë”

Aktuale

“Arditën, Ilazit ia rekomandoi një shok i tij, fjalët ishin për martesë”

Më: 24 mars 2026 Në ora: 14:12
Ardita Gashi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rasti tronditës që ndodhi të dielën në Majac të Podujevës, ku tre persona mbetën të vrarë.

Ardita Gashi privoi nga jeta Ilaz Brahimin, me të cilin pretendohet se ishin në një njohje, dhe gruan e axhës së saj. Edhe e dyshuara vdiq si pasojë e plagëve që ia shkaktoi vetes me armë zjarri.

Sipas burimeve të prezantueses së emisionit “Kosova Today”, Brahimit ia kishte rekomanduar 31-vjeçaren një shok i tij.

“Atë komunikim që kisha unë me familjarët, me njerëz të afërt, me burime shumë të sigurta, Brahimit kjo vajzë iu ka rekomanduar nga nja shok i tij. Këta janë nisur për t’u martuar. Fjalët ishin për martesë. Se janë takuar dy herë kjo është e konfirmuar. Dhe arsyeja mbase pse janë takuar për herë të dytë, ka qenë për t’i thënë që nuk dua ta vazhdojmë lidhjen më tej, sepse kjo gruaja e axhës ka pasur një rol”, tha Bajrami-Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat