Pas zhvillimeve historike që çuan në pavarësinë e Kosovës, vëmendja duket se po zhvendoset drejt një tjetër çështjeje të nxehtë kombëtare: Çamëria.
Në një analizë në Facebook, avokati shqiptar Spartak Ngjela ngre tezën se çështja çame po rikthehet fuqishëm në agjendën historike dhe gjeopolitike, duke e krahasuar atë me rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, zhvillimet në rajon dhe roli i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës mund të jenë përcaktuese për një kapitull të ri në historinë shqiptare, që mund të ndryshojë balancat në Ballkan.
Shkrimi i plotë
Ku po qëndron ndërkohë historia e Shqipërisë?
Historia e Shqipërisë sot është mbërthyer tek çështja e Çamërisë. Sepse, brenda saj, ka presion të vijueshëm nga patriotët që të fillojne historikisht çështjen e Çamërisë. Por po kuptohet se edhe politika amerikane po e përkrah.
Duhet te kujtohemi gjithmonë se ajo që Gjermania gjatë Luftes së Dytë Botërore i tha Shqipërisë etnike, "Shqipëria e Madhe", ështe ende sot në rendin historik të kohës edhe për aleancën Shqipëri - SHBA.
Duhet te theksojmë se Epiri i riformuar i Shqipërisë aktuale po vjen. Dhe na duhet te thejsojme se mbi 200 mijë çamë ne Shqipëri, 40 mije çamë ne Greqi dhe rreth 200 000 çamë vende të tjera po pritet që te jenë një force si forca e Kosovës drejt krijimit të shtetit te tretë shqiotar.
Po serbët?
Ata pushtues të territoreve shqiptare kanë qenë e janë, por tani, me dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik, Shqiperi dhe Kosovë; serbët nuk po i zë vendi vend, dhe, si të rrjedhur që jane tani, pas Çlirimit të Kosovës, çfarë nuk po krijojnë. Por asgjë.
Sepse Shqipëria është në NATO, kurse Kosova është çliruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por na duhet të theksojmë që po pritet që, si shtet shqiptar të vijë në histori edhe Çamëria, edhe Maqedonia e Veriut - por kjo do të varet nga vullneti politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse shqiptarët po e presin.
Dhe prandaj na duhet te theksojmë se, nëse e gjithë popullsia çame do të kthehet në trojet e tyre etnike, nga ku ata janë dëbuar me forcë, shteti shqiptar i Çamërisë do të ishte sot me dy milionë shqiptarë. Dhe kjo pritet të vije, njelloj si çeshtja e Kosovës.
Por pyetja është:
A e di politika e lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Çamëria eshte nevoje dhe interes shume i larte gjeopolitik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës , por edhe një aleat shpirtëror i tyre?