Hamza i ngushëllon lojtarët e Kosovës: Kokën lart, djema – krenar pafundësisht me ju

Aktuale

Hamza i ngushëllon lojtarët e Kosovës: Kokën lart, djema – krenar pafundësisht me ju

Më: 31 mars 2026 Në ora: 23:10
Bedri Hamza

Kombëtarja e Kosovës u mposht nga Turqia në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kështu nuk arriti të sigurojë kualifikimin për Kampionatin Botëror 2026.

“Dardanët” u mundën 1-0 nga kombëtarja turke, por përkundër humbjes, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u bëri thirrje lojtarëve të mbajnë kokën lart, duke vlerësuar shpirtin luftarak dhe përkushtimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

“Kokën lart, djema. Krenar pafundësisht me ju. Për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe vetëmohimin që treguat për ta ngritur lart emrin e Kosovës.

Ky nuk është fundi, por fillimi i rrugës së madhe që po ndërtoni. Kjo nuk është humbje, por një mësim që do t’ju bëjë më të fortë për sfidat që vijnë. Sonte nuk festuam rezultatin, por pamë shpirtin e një kombëtareje që nuk dorëzohet kurrë. Kosova ju do shumë dhe është me ju në çdo hap. Gjithmonë”, shkroi Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat