​Musliu ofendon Kusari-Lilajn: Je një patetiqkë ministre

Aktuale

​Musliu ofendon Kusari-Lilajn: Je një patetiqkë ministre

Më: 3 prill 2026 Në ora: 19:36
Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu duke komentuar fjalimin e ministres së tregtisë, Mimoza Kusari Lilajt, u ka thënë se nuk ke moral as njerëz as profesional me dal në foltore.

Musliu i thotë Kusar-Lilajt: "Je një patetiçkë ministre".

“Po kthehem te ministrja që e mori fjalën, nuk ke moral as njerëz as profesional me dal në foltore dhe me na shit mend.

Përgjigja ime shumë e shkurt për ty është se vetëm këtë formë të komunikimit e njeh se të kemi dëgjuar duke fol me kolegët e tu, je një patetiçkë ministre”, tha ajo.

Kusari-Lilaj duket se refuzoi t’i kundërpërgjigjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat