Zemaj: S’ka pritshmëri të madhe për koalicion me Vetëvendosjen, por ka pasur bisedime individuale

Aktuale

Zemaj: S’ka pritshmëri të madhe për koalicion me Vetëvendosjen, por ka pasur bisedime individuale

Më: 7 prill 2026 Në ora: 20:12
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se nuk ka pritshmëri të madhe për një koalicion me Vetëvendosjen, megjithatë, ka shtuar se “ka pasur bisedime individuale” lidhur me këtë situatë.

Ai ka thënë: “Ka pas bisedime individuale mbi situatën.  Nuk është pritshmëri e madhe që të jetë koalicion, apo të qëndrojmë detyrimisht në opozitë…

“Dhe jo në mënyrë recidive të bëhemi pjesë e qeverisë, por ka pasur edhe mendime që nëse kërkojmë diçka si kërkesë, cili është favori i LDK-së, por mbi të gjitha cili është favori i qytetarëve.

Ka një llojë skepticizmi për këtë koalicion”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat