​Zulfaj takim me shefat e misioneve të shteteve të BE-së, në fokus procesit i integrimit të Kosovës

Aktuale

​Zulfaj takim me shefat e misioneve të shteteve të BE-së, në fokus procesit i integrimit të Kosovës

Më: 15 prill 2026 Në ora: 17:42
Pamje nga takimi

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian 🇪🇺 dhe Koordinatori kombëtar për instrumentin për reforma dhe rritje, Jeton Zulfaj, me ftesë të znj. Eva Palatová, ushtruese e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, zhvilloi takim njohës me shefat e Misioneve të shteteve anëtare të BE-së.

“Diskutimi u përqendrua në ecurinë e procesit të integrimit të Kosovës në BE, progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF), si dhe në nevojën për forcimin e koordinimit institucional dhe garantimin e zbatimit të qëndrueshëm të reformave.

Kryenegociatori falënderoi BE-në dhe shtetet anëtare për ndihmën dhe kontributin në zhvillimin e Kosovës dhe theksoi se fokusi i tij kryesor do të jetë avancimi drejt statusit kandidat dhe hapja e negociatave si hapa të natyrshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Z. Zulfaj ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një përpjekje e përbashkët. Kosova është e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, ndan vlerat e përbashkëta evropiane, prin në rajon në indekset e avancimit demokratik dhe ka mesatare të lartë të zhvillimit ekonomik, andaj avancimi drejt anëtarësimit në BE është hap i natyrshëm dhe i merituar.

Takimi ofroi hapësirë për diskutim të hapur mbi sfidat dhe mundësitë përpara, si dhe rëndësinë e dinamizimit të procesit dhe të bashkëpunimit institucional në funksion të avancimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat