Bajqinovci me mesazh për opozitën: Askund në botë nuk ka marrëveshje bllanko

Aktuale

Bajqinovci me mesazh për opozitën: Askund në botë nuk ka marrëveshje bllanko

Më: 15 prill 2026 Në ora: 22:14
Mefail Bajqinofci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se opozita duhet të dalë me një emër konkret për president, duke kundërshtuar idenë e dhënies së votave pa një kandidat të qartë.

Ai tha se nuk ka praktikë politike që deputetët të japin nënshkrime apo vota pa e ditur se për kë po votojnë.

“E para askund në botë nuk ka marrëveshje bllanko që mund ti japë nënshkrimet apo votat  deputetëve pa emër. Këta kanë kërkuar ju duhet më na dhënë edhe nënshkrimet edhe me na votu, emrin në ua tregojmë. Nuk mundesh me votu dikë kur nuk e dinë se kush është, këtë vetëm PDK e bën”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ka emra brenda opozitës, konkretisht në PDK, që Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i mbështeste, por shtoi se ekzistojnë edhe figura të tjera që mund të jenë të pranueshme për votim.

Megjithatë, ai nuk përmendi emra konkretë.

“Po nuk ka askund marrëveshje politike në botë që duhet me ua dhënë nënshkrimet e votat pa e ditë kë do ta votojmë. Ka emra në PDK që LVV nuk do ti votonte. Por ka edhe persona që janë edhe që mund të jenë figura që mund t’i votojmë, por nuk të japë emra”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat