Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, z.Dimal Basha, sot mirëpriti në takim përfaqësues të aviokompanisë Wizz Air, ku u diskutua për mundësitë e hapjes së linjave të reja ajrore dhe rritjen e ndërlidhjes me qytetet evropiane.
“Qëllimi ynë është i qartë, ashtu që të ketë më shumë destinacione, më shumë frekuencë.
Si dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë që të lëvizin lirshëm dhe me kosto të përballueshme, theksoi ministri Basha.
Zhvillimi i transportit ajror mbetet prioritet, duke ndikuar drejtpërdrejt në mobilitet, ekonomi dhe turizëm.