Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, raporton KP.
Për të gjithë anëtarët e komisionit, paraprakisht, komisioni kishte mbajtur një mbledhje të grupit punues ku u vendos që marrëveshja të miratohet siç ka ardhur në Kuvend.
Pra, pa ndryshimet për të cilat ishte diskutuar në mbledhjen e kaluar.
Mazhoranca synonte të ndryshonte paragrafin dy të nenit dy të ujdisë.