“Edhe Thaçi do ta ketë të njëjtin fat sikurse Naim Murseli”, reagon Fatos Geci, sqaron se kush ia shkroi fjalimin

Aktuale

“Edhe Thaçi do ta ketë të njëjtin fat sikurse Naim Murseli”, reagon Fatos Geci, sqaron se kush ia shkroi fjalimin

Nga: Bota sot Më: 22 prill 2026 Në ora: 22:55
Fatos Geci

Dje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e Naim Murselit, duke e cilësuar atë si një akt të rëndësishëm të drejtësisë.

Ai ka shtuar se të njëjtin fat do ta ketë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili po përballet me akuza në Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte.

“Sot dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por edhe nëse lirohet, ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përballë Albin Kurtit”, tha Geci.

Ndërkohë, për këto fjalë u raportua se mund t’i ketë shkruar ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Për këtë çështje ka reaguar vetë deputeti Geci, i cili ka deklaruar se këto fjalë i ka shkruar ai personalisht.

“Mjaft më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po frikësohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar Geci në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat