Qorrolli pas shpërndarjes së Kuvendit: Opozita iku nga votimi dhe mban përgjegjësinë për dështimin

Aktuale

Qorrolli pas shpërndarjes së Kuvendit: Opozita iku nga votimi dhe mban përgjegjësinë për dështimin

Nga: M.H. Më: 29 prill 2026 Në ora: 00:42
Vigan Qorrolli

Deputeti Vigan Qorrolli ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit, duke fajësuar opozitën për dështimin e zgjedhjes së presidentit dhe për bojkotin e seancës vendimtare.

Sipas tij, mungesa e opozitës në votim ka shkaktuar bllokadën institucionale dhe ka çuar në shpërndarjen e Legjislaturës X, duke e bërë atë përgjegjëse për situatën e krijuar, përcjell “Bota sot”.

Ai ka theksuar se, pavarësisht zhvillimeve, “republika nuk ndalet”, ndërsa ka lënë të kuptohet se historia do ta vlerësojë negativisht këtë veprim të opozitës.

Në fund, Qorrolli ka përmbyllur reagimin e tij me një mesazh ironik dhe kritik ndaj kundërshtarëve politikë.

Postimi i plotë

Sonte, nga bojkoti i opozitës, dështoi zgjedhja e Presidentit dhe Legjislatura X u shpërnda sipas fuqisë së Kushtetutës.

Ata ikën nga votimi, siç bën struci me kokën nën zall. Republika nuk ndalet, veç çka ecën përpara.

Përgjegjësia mbetet e tyre. Historia do t'i dënojë.

Mirupafshim dhe faleminderit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat