LDK-ja konfirmon takimin me Haxhiun për caktimin e zgjedhjeve, përfaqësohet nga Jehona Lushaku

Aktuale

LDK-ja konfirmon takimin me Haxhiun për caktimin e zgjedhjeve, përfaqësohet nga Jehona Lushaku

Më: 29 prill 2026 Në ora: 19:14
Selia e LDK-së

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa e ka konfirmuar takimin me U.D Presidenten Albulena Haxhiu.

Ai tha se LDK-në do ta përfaqësojë Jehona Lushaku që në legjislaturën e fundit ishte shefe e grupit të LDK-së.

“Po nesër në ora 15:00 në Kuvend, nga LDK merr pjesë znj. Jehona Lushaku”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat