Deputetja e VV-së i reagon Muhaxherit pasi deklarata e tij u citua nga ambasadori serb

Aktuale

Deputetja e VV-së i reagon Muhaxherit pasi deklarata e tij u citua nga ambasadori serb

Nga: Bota sot Më: 29 prill 2026 Në ora: 21:04
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arijeta Rexhepi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arijeta Rexhepi, ka reaguar lidhur me një raportim ku pretendohet se ambasadori i Serbisë në Zvicër ka cituar kryetarin e Pejës nga LDK, Gazmend Muhaxheri, i cili thuhet se e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me ish-udhëheqësin serb, Slobodan Millosheviq, në kontekst të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Në reagimin e saj, Rexhepi ka kritikuar ashpër këtë situatë, duke e cilësuar si të dëmshme për Kosovën.

Ajo ka deklaruar se persona të cilët i quajti “akademikë” po kontribuojnë në, siç u shpreh ajo, sabotimin e procesit të krijimit të institucioneve dhe po ofrojnë materiale që përdoren nga Serbia për ndërtimin e narrativave të rreme kundër Republikës së Kosovës.

Postim i plotë:

Ambasadori i Serbisë në Zvicër paska cituar Gazmend Muhaxherin, kryetar i Pejës nga LDK-ja, i cili e ka krahasuar kryeministrin Kurti me kriminelin serb Millosheviqin për ndërhyrjen në veri.

Këta “akademikët”, a e dini se çfarë janë në gjendje t’i bëjnë Kosovës? Përveç sabotimit të krijimit të institucioneve, po japin materiale që përdoren nga Serbia për të ndërtuar narrativa të rreme kundër Republikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat