Ish-deputetja e VV për koalicionin Rama-PDK në Prishtinë: Lumiri e Bedriu të dalin të tregojnë që janë të pandarë

Aktuale

Ish-deputetja e VV për koalicionin Rama-PDK në Prishtinë: Lumiri e Bedriu të dalin të tregojnë që janë të pandarë

Më: 5 maj 2026 Në ora: 10:04
Arbëreshë Kryeziu

PDK dhe LDK kanë arritur një marrëveshje koalicioni në Komunën e Prishtinës.

Pas këtij lajmi Arbëreshë Kryeziu e Vetëvendosjes iu kërkoi krerëve të këtyre partive që të dalin e të tregojnë që janë “të pandarë”.

“Mirëmëngjesi, Po e presim sot Lumirin me Bedriun me dal në një konferencë bashkë dhe me zyrtarizu koalicionin LDK-PDK në Prishtinë! S’ka m’u fsheh më.

Dilni haptas që ta kuptojnë qytetarët që keni qenë dhe vazhdoni të mbeteni të pandarë!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat