Turqia rreth 4 milionë euro për FSK-në, Brahaj: Mbështetje domethënëse për mbrojtjen e Kosovës

Aktuale

Turqia rreth 4 milionë euro për FSK-në, Brahaj: Mbështetje domethënëse për mbrojtjen e Kosovës

Më: 6 maj 2026 Në ora: 14:11
FSK

Kosova dhe Turqia kanë hedhur një tjetër hap strategjik për bashkëpunimin ushtarak.

Dy shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje financiare ushtarake, përmes së cilës Ankaraja do të mbështesë FSK-në me rreth 4 milionë euro.

Gazetari Sokol Brahaj, tha se Turqia po ndihmon Kosovën me një mbështetje tejet të rëndësishme dhe në kohën e duhur.

“Dihet që komshiu i sipërm, apo Serbia, po furnizohet me armë nga shumë vende, dhe një mbështetje e tillë nga Turqia është shumë domethënëse për mbrojtjen e Kosovës. Unë shoh që do të kemi marrëveshje edhe më të mëdha”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat