LDK Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Aktuale

LDK Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Më: 8 maj 2026 Në ora: 23:11
LDK Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të propozojë tre kandidatë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas njoftimit të degës, kandidatët e propozuar janë:

Nexhat Ramadani

Selman Kolgeci

Blerim Kuqi

“Të bashkuar dhe të vendosur për një rrugëtim të ri plot shpresë!”, thuhet në postimin e LDK-së në Therandë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat