Kryeministri Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës

Aktuale

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës

Më: 10 maj 2026 Në ora: 16:13
Pamje nga vizita

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me kolegë dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e shtetit.

Krahas homazheve, kryeministri në detyrë Kurti u takua me familjarë të dëshmorëve dhe të martirëve të komunës së Gjakovës.

Gjakova në luftën e drejtë dhe çlirimtare i dha vendit 361 dëshmorë dhe 1022 martirë.

Vetëm ndërmjet 7 dhe 11 majit të vitit 1999 në këtë komunë ranë 26 dëshmorë dhe më shumë se 100 martirë, përfshirë fëmijë, të rinj, pleq, gra dhe burra, vrasjet e të cilëve janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, me qëllim shfarosjen e shqiptarëve.

Pamje nga vizita:

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat