LDK synon bashkim të brendshëm, Abdixhiku reagon pas nominimit të Veliut

Aktuale

LDK synon bashkim të brendshëm, Abdixhiku reagon pas nominimit të Veliut

Nga: A.SH Më: 11 maj 2026 Në ora: 19:43
Agim Veliu

Kryetari i Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zhvillimeve në Degën e Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë.

Ai ka falënderuar degën për “unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë” e treguar, duke e vlerësuar si moment të rëndësishëm për bashkimin brenda partisë. Abdixhiku ka theksuar se nominimi i ish-kryetarit të degës, Agim Veliu, është dëshmi e vullnetit të anëtarësisë dhe hap drejt forcimit të LDK-së.

Sipas tij, partia forcohet kur qëndron e bashkuar, duke theksuar se mbi çdo dallim politik qëndron “shtëpia e përbashkët” e LDK-së dhe përgjegjësia ndaj Republikës.

Postimi i Abdixhikut në Facebook:

Falënderoj Degën e Podujevës për unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment të madh bashkimi për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nominimi nga dega i ish-kryetarit të saj, Agim Veliut, është dëgjim i vullnetit të anëtarësisë dhe një hap i mbarë në ndërtimin e bashkimit të madh për të cilin jemi angazhuar të gjithë.

LDK-ja gjithmonë ka ditur të bëhet më e fortë atëherë kur ka ditur të bëhet bashkë. Dhe ky është mesazhi më i mirë që mund t’u japim sot qytetarëve tanë; se mbi çdo dallim, mbi çdo pakënaqësi e mbi çdo periudhë të kaluar, qëndron shtëpia jonë e përbashkët politike, Lidhja Demokratike; dhe përgjegjësia jonë ndaj Republikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat