Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka komentuar grumbullimin e qytetarëve dje dhe vendosjen e disa traktorëve në rrugë para stacionit policor ku po intervistohej kryetari i komunës, Sami Lushtaku.
Mehani krahasoi ngjarjen me trazirat në veri dhe tha se Lushtaku po mundohet t’i imitojë metodat e Milan Radoiçiqit.
“Nëse parmbrëmë prania e njësisë speciale ua kujtonte një të kaluar të errët, çfarë u kujtonte bllokimi i rrugëve dhe i policisë me kamionë, traktorë dhe mjete të tjera?
Sami Lushtaku mund t’i imitojë metodat e Radoiçiqit në Drenicë, por Drenica kurrë nuk do të mendojë serbisht. Deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai.