Haradinaj kujton Abdullah Tahirin dhe Enver Topallin në 27-vjetorin e rënies heroike

Aktuale

Haradinaj kujton Abdullah Tahirin dhe Enver Topallin në 27-vjetorin e rënies heroike

Më: 19 maj 2026 Në ora: 09:32
Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjtë e Kosovës, Abdullah Tahirin dhe Enver Topallin në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Tahiri e Topalli ishin intelektualë vizionarë dhe veprimtarë të palodhur të çështjes kombëtare.

“Me përkushtim të palëkundur ndaj lirisë dhe guxim të rrallë, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli ecën pa u ndalur në rrugën e çlirimit të vendit.

Ata dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre që Kosova të jetojë e lirë. Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat