Një deklaratë e bërë nga kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka nxitur reagim të ashpër nga profesori Sadri Ramabaja.
Fillimisht, Osmani, bëri një deklaratë, ku u shpreh se “Kurti do t’i ketë dy zgjidhje: një Presidencë që e çon shtetin në piedestal apo krizë dhe zgjedhje të njëpasnjëshme”, duke e vendosur debatin në kontekst të rolit të presidencës dhe stabilitetit institucional.
Pas kësaj deklarate, erdhi një reagim kritik nga Ramabaja, i cili e cilësoi qasjen e Osmanit si shantazh politik dhe e akuzoi për sjellje “ekstremisht egocentrike”, duke shtuar se një qasje e tillë rrezikon ta shndërrojë Republikën në “peng të tekeve politike”.
“Kur Republika pretendohet përmes shantazhit të hapur të shndërrohet në peng për tekat e një politikaneje ekstremisht egocentrike dhe me premisa të qarta që të mbetet adoloshente e përjetshme në politikë!” – shkroi mes tjerash Ramabaja në Facebook, përcjell “Bota sot”.