Analisti politik, Melazim Koci, ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me raportet mes Aleksandar Vuçiç, SHBA-së dhe Kinës.
Sipas tij, frika më e madhe e Vuçiqit është mundësia e një marrëveshjeje amerikano-ruse që mund t’i hapte rrugë anëtarësimit të Kosovës në OKB.
Koci vlerëson se deklarata e Vuçiqit, i cili e cilësoi vizitën e tij në Kinë si më të rëndësishmen në karrierën politike, lidhet me përpjekjet për të siguruar mbështetjen dhe veton kineze kundër Kosovës.
Postimi i plotë:
Frika më e madhe e Vuçiqit sot duket se është mundësia e një marrëveshjeje amerikano - ruse që do t'i hapte rrugë anëtarësimit të Kosovës në OKB. Në këtë kontekst, deklarata e tij se vizita në Kinë ishte më e rëndësishmja e karrierës së tij politike mund të shihet si përpjekje për të siguruar veton kineze kundër Kosovës. Po aq domethënëse është edhe vardisja e tij ndaj Presidentit Trump dhe Uashingtonit në "Fox News", ndërkohë që vetëm para një viti u dëbua me urgjencë nga SHBA-ja.