Osmani pas takimit me Costën: Takim shumë i mirë, rikonfirmuam mbështetjen për Integrim Evropian

Aktuale

Osmani pas takimit me Costën: Takim shumë i mirë, rikonfirmuam mbështetjen për Integrim Evropian

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 15:27
Vjosa Osmani

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, tha se biseda është zhvilluar në frymë pozitive dhe është rikonfirmuar mbështetja për integrimin evropian të Kosovës.

“Ne sapo kishim një takim shumë të mirë me Costën, një takim me të cilin rikonfirmuam sërish mbështetjen për procesin e integrimit evropian për Kosovën, që është ekzistencial, një proces që gjatë tërë historisë e kemi mbështetur.

Është tepër me rëndësi që menjëherë pas zgjedhjeve të krijohen institucionet.

I gjithë diskutimi shkoi në mënyrë pozitive”, deklaroi Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat