Voton Vjosa Osmani: Pa qytetarët nuk ka demokraci

Aktuale

Voton Vjosa Osmani: Pa qytetarët nuk ka demokraci

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 10:06
Vjosa Osmani

Kandidatja për presidente të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në shkollën “Shkëndija” në lagjen Hajvalia.

Ajo është shprehur se është mirënjohëse për qytetarët për sa u përket proceseve zgjedhore.

“Tashmë jemi në heshtje zgjedhore.

Por natyrisht unë jam shumë  e lumtur me mënyrën se si qytetarët e Kosovës, e marrin si detyrim kombëtar mundësinë që me kontribu në çdo proces zgjedhor edhe kjo është shumë shumë më rëndësi, sepse pa ta nuk ka demokraci dhe për këtë jam tepër mirënjohëse, për gjithçka që bëjnë për këtë vend dhe nuk e ndalin kurrë kontributin”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat