Kosova po voton, vëzhguesit ndërkombëtarë në terren përcjellin procesin zgjedhor

Aktuale

Kosova po voton, vëzhguesit ndërkombëtarë në terren përcjellin procesin zgjedhor

Nga: A.M. Më: 7 qershor 2026 Në ora: 11:08
Vëzhguesit ndërkombëtarë në terren përcjellin procesin zgjedhor

Qytetarët e Kosovës po votojnë sot në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa procesi zgjedhor po monitorohet nga afër edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se Programi i Vëzhguesve Ndërkombëtarë ka vazhduar aktivitetet e tij në terren, duke përcjellë zhvillimet në qendrat e votimit anembanë vendit.

Sipas KQZ-së, që nga orët e hershme të mëngjesit, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë monitoruar hapjen e qendrave të votimit dhe po ndjekin nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

"Programi i Vëzhguesve Ndërkombëtarë vazhdon me vëzhgimin e procesit të votimit në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë përcjellë hapjen e qendrave të votimit dhe po ndjekin nga afër zhvillimin e procesit zgjedhor në terren", thuhet në njoftim..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat