Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës para mbylljes së procesit zgjedhor.
Ai theksoi se pjesëmarrja sa më e madhe në votime forcon demokracinë dhe vendimmarrjen në vend.
Kurti ftoi edhe ata që tashmë kanë votuar të inkurajojnë familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalin në votime, përcjell “Bota sot”.
Po ashtu, ai rikujtoi se qytetarët që ndodhen në komuna të tjera mund të votojnë me kusht në qendrat e përcaktuara për këtë qëllim.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë,
Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë për të votuar. Të gjithë ju, që ende nuk keni votuar, ju lutem ta bëni një gjë të tillë. Për pak minuta vendosim për zhvillim, siguri dhe stabilitet për vendin tonë. E ju që tashmë keni votuar, ftoni miqtë, farefisin e dashamirët të shkojnë për të votuar. Sa më e gjerë vendimmarrja aq më e fortë demokracia dhe Republika jonë.
E juve që ju ka zënë puna të jeni në komuna tjera, mund të votoni me kusht në cilëndo komunë ku jeni. Secila komunë e ka një qendër të votimit bash për këtë punë.
Dil dhe voto! Pak kohë ka mbetur. Mos e le për në fund!
Ju dua!