Ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Sipas të dhënave të para të publikuara nga procesi i numërimit, në mesin e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje më së shumti vota ka siguruar lideri i partisë, Albin Kurti.
Renditja aktuale e pesë kandidatëve më të votuar të LVV-së është si vijon:
Albin Kurti – 6,059 vota
Glauk Konjufca – 4,560 vota
Albulena Haxhiu – 2,434 vota
Hekuran Murati – 2,290 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 2,024 vota
Procesi i numërimit është ende në vazhdim dhe këto rezultate mbeten preliminare. Renditja e kandidatëve pritet të ndryshojë me përfshirjen e kutive të tjera të votimit, si dhe të votave që ende nuk janë procesuar.