Në QKN nis numërimi i votave për deputetë – kandidatët e LDK-së me më së shumti vota

Aktuale

Në QKN nis numërimi i votave për deputetë – kandidatët e LDK-së me më së shumti vota

Nga: A.SH Më: 8 qershor 2026 Në ora: 19:25
LDK

Në Qendrën e Numërimit të Votave (QKN) ka nisur procesi i numërimit të votave për deputetë, ku janë bërë publike edhe rezultatet e para për kandidatët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas të dhënave të para, më i votuari del Vjosa Osmani Sadriu me 1,581 vota.

Pas saj renditet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 1,456 vota.

Në vendin e tretë gjendet Doarsa Kica Xhelili me 1,104 vota, ndërsa në vendin e katërt është Hykmete Bajrami me 833 vota.

Listën e pesë më të votuarve e mbyll ish-kryeministri Avdullah Hoti me 693 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat