Palatova e uron Kurtin për fitore: Merruni së pari me integrimin e Kosovës në BE

Aktuale

Palatova e uron Kurtin për fitore: Merruni së pari me integrimin e Kosovës në BE

Më: 8 qershor 2026 Në ora: 19:35
Foto nga takimi

Ushtruesja e detyrës së shefit të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, e ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për fitoren në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Në një postim në rrjetin social “X”, ku i përgëzoi edhe partitë tjera për rezultatet, ajo tha se tash është koha për kompromis dhe për formimin e institucioneve stabile.

Atyre iu bëri thirrje që ta vendosin në radhë të parë interesin e integrimit të Kosovës në BE, në mënyrë që të përfitojnë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat