Dy figura të njohura të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, ndonëse u lanë jashtë dhjetëshes së parë të listës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, kanë arritur të sigurojnë mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët.
Sipas rezultateve të deritanishme të numërimit të votave, Hykmete Bajrami renditet në vendin e katërt me 3,277 vota, ndërsa Avdullah Hoti në vendin e pestë me 2,912 vota, përcjell Bota sot.
Rezultati i tyre po shihet si dëshmi se të dy vazhdojnë të gëzojnë mbështetje brenda elektoratit të LDK-së, pavarësisht se nuk ishin pjesë e 10-shes së parë të listës së kandidatëve.
4.[12] HYKMETE BAJRAMI – 3,277 vota
5.[11] AVDULLAH HOTI – 2,912 vota
Numërimi i votave po vazhdon dhe rezultatet pritet të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të procesit.