Ku mbeti Duda Balje? Rezultatet tregojnë se votuesit nuk e kanë harruar

Aktuale

Ku mbeti Duda Balje? Rezultatet tregojnë se votuesit nuk e kanë harruar

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2026 Në ora: 13:29
Duda Balje

Kryetarja e Unionit Social Demokratik (SDU), Duda Balje, po vazhdon të prijë bindshëm në garën për deputete, sipas rezultateve të deritanishme nga numërimi i votave, përcjell Bota sot.

Me mbi 63 për qind të votave të numëruara, Balje ka siguruar 1,033 vota, duke lënë pas kandidatët e tjerë të listës së SDU-së.

Pas saj renditet Behar Brenoli me 478 vota, ndërsa Bean Hadžiasan ka marrë 359 vota

Rezultatet e deritanishme në SDU:

Duda Balje – 1,033 vota

Behar Brenoli – 478 vota

Bean Hadžiasan – 359 vota

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat