Zgjedhje të pafavorshme për disa kandidatë, këta janë më pak të votuarit deri më tani

Aktuale

Zgjedhje të pafavorshme për disa kandidatë, këta janë më pak të votuarit deri më tani

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 16:56
Fotoilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet më të fundit nga numërimi i votave për kandidatë.

Derisa për disa kandidatë këto zgjedhje ishin triumfuese, shumë sosh nuk kanë marrë mjaftueshëm vota për karrigen e deputetit.

Nga numërimi i 71.46% të votave, këta janë kandidatët që kanë më së paku:

Nga Lëvizja Vetëvendosje: Arijeta Ajeti (1426 vota), Feim Tahirsylaj (1955 vota), Rajmonda Ahmetaj (2117 vota), Bajram Mehmeti (2258 vota) si dhe Nazmi Hoxha (2546 vota);

Nga Partia Demokratike e Kosovës: Ilir Peci (507 vota), Shaqir Hetemi (559 vota), Fehmi Bekteshi (618 vota), Fatos Shala (672 vota), si dhe Agron Paçarizi (717 vota);

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës: Albana Bunjaku (435 vota), Anduena Mekuli (443 vota), Alban Hoti (464 vota), Pajtesa Aliu-Krasniqi (585 vota), si dhe Albulena Bilalli (586 vota);

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Argjenta Berbatovci (122 vota), Arijanita Hajdini (195 vota), Agron Polluzha (203 vota), Ramë Bislimi (230 vota), si dhe Shyqyri Peci (272 vota).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat