Vetëvendosje fiton bindshëm votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike

Aktuale

Vetëvendosje fiton bindshëm votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike

Nga: A.SH Më: 13 qershor 2026 Në ora: 12:21
Albin Kurti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare nga votimi në përfaqësitë diplomatike, ku janë numëruar 100 për qind e votave (47 nga 47 vendvotime).

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para me 18,789 vota, apo 83.28 për qind të votave, përcjell Bota sot.

Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,608 vota ose 7.13 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 1,490 vota apo 6.60 për qind.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 464 vota, që përbëjnë 2.06 për qind të votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike.

Rezultatet tregojnë një mbështetje të fuqishme të votuesve të diasporës për Vetëvendosjen në votimin e zhvilluar në ambasada dhe konsullata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat