Ky është imami shqiptar që u vra me thikë

Aktuale

Ky është imami shqiptar që u vra me thikë

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 09:09
Gazmend Tahirovci

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, ka humbur jetën pas një përleshjeje të ndodhur në këtë fshat, thonë burime të Indeksonline

Ai dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë gjatë konfliktit dhe, megjithëse u dërgua në QKMF-në e Dragashit, mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

I dyshuari për rastin Beshir Hamza është në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e tij.

Motivi dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat