​Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen

Aktuale

​Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 16:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancë, Ardian Gjini, ka pritur në selinë e Aleancës krerët e OVL-UÇK, të kryesuar nga Hysni Gucati.

Gjini, në profilin e tij në Facebook, ka theksuar rëndësinë e respektit dhe kujdesit për historinë e Kosovës dhe për ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit.

“Respekti dhe kujdesi për historinë tonë, si dhe për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, janë investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë.

Aleanca qëndron gjithmonë në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare”, ka shkruar Gjini në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat