13-vjeçarja nga Podujeva rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital

Aktuale

13-vjeçarja nga Podujeva rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 17:40
Shëngjin

Një 13-vjeçare nga Podujeva ka rrezikuar të mbytej këtë të enjte në bregdetin e Shëngjinit.

Lajmi u konfirmua nga Policia e Lezhës, ku u bë e ditur se e mitura është nxjerrë nga uji nga pushuesit, në gjendje jo të mirë.

Sipas policisë në Lezhë, 13-vjeçarja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Lezhë.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat